Futboll Seria A Sport

E DHIMBSHME/ Argjentinë-Irak: Lojtari njoftohet për TRAGJEDINË pas zëvendësimit (VIDEO)

Futbollisti i Irakut, Bashar Reshan, është zëvendësuar gjatë miqësores të luajtur kundër Argjentinës në Arabinë Saudite, sepse mamaja e tij ishte ndarë nga jeta.

Mesfushori 21-vjeçar ka qenë një nga më të mirët në fushën e lojës për të tijtë, por ndeshja e tij është ndërprerë pasi drejtuesit e federatës së Irakut janë njoftuar për lajmin e ndarjes nga jeta e mamasë së tij.

Stafi teknik, më pas, ka vendosur ta zëvendësojë në gjysmën e pjesës së dytë dhe e kanë njoftuar menjëherë për atë që kishte ndodhur.

Kombëtarja e Irakut duhet të luajë një ndeshje tjetër kundër Arabisë Saudite, por Reshan është lënë i lirë të largohet menjëherë. Ai ka shkuar në shtëpi për të qëndruar afër familjes.

Argjentina e fitoi takimin 4-0 pavarësisht se trajneri i përkohshëm, Scaloni, ka aktivizuar shumë emra të rinj.

Related posts

Shqipëria U-17 nis grumbullimin për miqësoret ndaj Bosnjës, zbardhet lista

Sadik.Autor

ZYRTARIZOHET TEK “ZONJA E VJETËR”/ Rabiot zbulon: Ja dy arsyet kryesore përse zgjodha Juventus

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Dy lojtarë të tjerë me epidemi në Serie A, ish-sulmuesi i Milanit rezulton pozitiv!

Delo.autor

Leave a Comment