Bundesliga Futboll Sport

BAYERNI NË KAOS/ ROBBEN SHERR TË ASHPËR me trajnerin: Kështu nuk vazhdohet!

Bajerni i Mynihut po kalon një periudhë mjaft të vështirë, dhe kriza ndihet në kampin bavarez, teksa tashmë nuk gjenden as në krye të klasifikimit në Bundesliga. Ditën e sotme, ekipi po zhvillonte një stërvitje të hapur për tifozët, me 14 lojtarë në total, të cilët nuk janë grumbulluar nga kombëtaret.

Edhe pse të paktë në stërvitje, nervat duket se ditën e sotme nuk e kanë mbajtur më Arjen Robenin, i njohur për ambicien e tij të madhe, për të luajtur dhe për të fituar. Holandezi ka hedhur jelekun në tokë, pas mbarimit të stërvitjes, dhe ka drejtuar gishtin tregues drejt trajnerit Kovaç.

Siç raporton “TZ”, duke parë gjithë këto ndeshje që po japin rezultate negative, Roben mësohet se ka thënë: “Kjo gjë po vazhdon kaq shumë. Nuk mund të themi se kemi bërë keq, dhe të vazhdojmë kështu. Pas pushimit për kombëtaret, duhet të jemi më të freskët se kurrë.”

Pamja e tij dukej lehtësisht se ishte e vërenjtur, dhe ata pak tifozë që kishin shkuar për të marrë ndonjë autograf, e dallonin qartë. Mesa duket, trajneri Kovaç e ka humbur besimin e lojtarëve të tij.

Related posts

E BUJSHME/ Kërkohet zyrtarisht dorëheqja e Bartomeut! Tentativa e fundit për të mbajtur Messi

Delo.autor

NUK NDALEN POLEMIKAT/ I pa vaksinuar dhe pozitiv me Covid-19, Kimmich humb 1.5 milionë euro në karantinë

Delo.autor

GJITHMONË SI RIVAL/ Ronaldo dhe Neymar bëhen bashkë, dhurojnë spektakël (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment