Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ Allegri “lamtumirë” Juves në fund të sezonit, vitin tjetër në Premier League

Duke parë sukseset që skuadra e Chelsea ka patur vitet e fundit nën drejtimin e trajnerëve italianë edhe drejtuesit e Manchester United kërkojnë të sjellin në “Old Trafford” një trajner “azzurr” dhe i preferuari i tyre është Massimiliano Allegri, trajneri aktual i Juventusit. Sipas mediave italiane, palët kanë nisur kontaktet e para, me Allegrin që verën e ardhshme mund të transferohet në Premier League.

Drejtuesit e United nuk janë të bindur për të afruar Zinadine Zidane apo Antonio Conte në stolin e “djajve të kuq”, por duke parë përvojën e gjatë që Allegri ka si në Serinë A ashtu dhe në Europë janë gati ta afrojnë, duke zënë vendin e Jose Mourinho. Trajneri portugez është gjithnjë e më shumë në qendër të polemikave, ndërkohë që ky sezon i tij është më shumë luhatje dhe rezultatet mungojnë.

Gjasat janë që ky transferim të ndodhë në fund të këtij sezoni, me Allegrin që këtë vit mund të thyejë edhe tabunë Champions me Cristiano Ronaldo në formacion, turne ku nuk ka triumfuar asnjëherë me Juven edhe pse ka dalë dy herë në finale. Bisedimet kanë nisur e natyrisht që për të bindur Allegrin edhe oferta do të jetë e mirë me trajnerin italian që është gati të provojë një eksperiencë jashtë Apenineve.

Related posts

VDES IKONA E FUTBOLLIT/ Zbulohen fjalët e Maradonës në intervistën e tij të fundit: Nëse nuk do kisha varësi nga…

Delo.autor

FITOI TITULLIN LIVERPOOL/ Mbrojtësi Lovren pranë firmës me skuadrën e njohur

Delo.autor

ANGLIA PUSHTON EUROPËN/ Ringjallja e ishullorëve, 4 ekipe në finalet kontinentale

F.autor

Leave a Comment