Shqipëri

Testi i fundit, rival kazak për Kamzën

Kamza po shkon drejt mbylljes së përgatitjeve në Turqi, por deri atëherë do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore dhe më pas do të rikthehet në Shqipëri për t’u përgatitur për ndeshjen me Laçin në shtëpi.

Nesër skuadra e Ndreut do të luajë kundër Juventus Bucurest prej orës 13:30, ndërkohë që përballja e fundit zhvillohet të premten e 19 janarit. Kundërshtari i skuadrës periferike të kryeqytetit do të jetë skuadra e FC Zhetysu, që këtë vit do të garojë në elitën e futbollit në Kazakistan.

Kjo ndeshje do të luhet në orën 15:00 dhe do t’i shërbejë stafit teknik për të kuptuar më së miri se për çfarë ka nevojë skuadra për pjesën e mbetur të sezonit. Në fakt, afrimi i një tjetër qendërmbrojtësi është objektivi kryesor i Kamzës, që duhet të zëvendësoje Fustar-in e larguar tek Al Arabi në Katar.

Related posts

Ilir Daja: Objektivi ynë kryesor është fitimi i kampionatit…

Q.Autor

“EMOCIONE TË FORTA NË DEBUTIMIN E ME KOMBËTAREN”/ Flet mbrojtësi Kumbulla: Ju tregoj si më përzgjodhën te Verona

Delo.autor

“MUND TË SHËNONIM NË FILLIM TË NDESHJES”/ Uzuni: E vështirë të depërtoje në mbrojtjen e Anglisë, duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment