Futboll Premier League Sport

E PAPRITUR/ Man United kontakton trajnerin italian si zëvendësues të Mourinhos

E përditshmja italiane Calciomercato ka raportuar se Manchester United e ka kontaktuar trajnerin e Juventus, Massimiliano Allegri, në rast të shkarkimit të Jose Mourinhos.

Sipas tyre oferta e parë në drejtim të italianit ka qenë nëntë milion euro për tre vjet dhe buxhet 200 milionë euro për transferime. Allegri ka vlerësuar ofertën e “Red Devils”. Thuhet se gjiganti anglez i ka thënë italianit që trajneri legjendar Ferguson e ka pas listuar atë të dytin pas Moyesit për ta zëvendësuar.

Sipas të përditshmes italiane, Allegri mund të ketë dy kërkesa për ekipin e Manchester United. E para është transferimi i super talentit serb, Sergeij Milinkovic-Savic, kurse e dyta është qëndrimi i francezit Paul Pogba.

Ende është herët për të folur por nëse Allegrit largohet nga Juventus verën e ardhshme, Manchester United janë një opsion real për të.

Related posts

“DRIDHET” MILANI/ Jo vetëm Çelsi, gjiganti europian ofron shifrën stratosferike për yllin e kampionëve të Italisë

F.autor

E BUJSHME/ Spalletti pranë SHKARKIMIT, Interi e gjen MENJËHERË trajnerin e ri

Isa.Autor

Fyeu gjyqtarin, ish-futbollisti i Interit rrezikon 2 vite burg

Q.Autor

Leave a Comment