Futboll Sport

KLAS DHE SPEKTAKËL/ Brazili kalon pa probleme Arabinë Saudite (VIDEO)

Brazili ka fituar me rezultatin 2-0 miqësoren e zhvilluar sot kundër Arabisë Saudite. Pavarësisht se trajneri Tite ka aktivizuar më të mirët e “Seleçaos”, vendasit kanë arritur të mbrohen mirë dhe të limitojnë dëmet.

Goli që ka zhbllokuar ndeshjen ka ardhur dy minuta para fundit të pjesës së parë dhe është realizuar nga sulmuesi i Manchester City-t, Gabriel Jesus, i cili ka dërguar topin në rrjetë pas një asisti perfekt të marrë nga Neymar. Në minutën e 85-të, Arabia Saudite ka mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të kuq tarrë nga Al Owais. Miqtë kanë përfituar nga superioriteti numerik dhe kanë realizuar golin e dytë në minutën e 97-të me Alex Sandro, me Neymar që ka q enë përsëri në rolin e pasuesit.

Brazilianët do të kthehen përsëri në fushë të martën e ardhshme, kur do të përballen me rivalët e tyre të përjetshëm, Argjentinën. Do të jetë një miqësore, të paktën në letër, sepse kur ndeshen këto dy përfaqësuese fjala “miqësore” nuk ekziston.

Related posts

CLUB BRUGGE-MANCHESTER CITY/ Guardiola i beson treshes së sulmit Grealish-Foden-Mahrez (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Mbappe ‘trondit’ PSG-në, ja ku do të luajë në të ardhmen

Q.Autor

PAS MARADONËS/ Tjetër zi në Argjentinë, shuhet trajneri legjendar…

Delo.autor

Leave a Comment