Futboll Sport

Holandë-Gjermani, superpërballja ku X nuk vlen, Maqedonia për formalitetin e rradhës

Holandë-Gjermani, luhet në Johan Cruijff Arena në Amsterdam supersfida e të shtunës në Ligën e Kombeve. Në grupin 1 të Ligës A, portokallinjtë e Ronald Koeman presin në shtëpi pancerat e Joachim Loë në një sfidë që pritet të jetë shumë e luftuar në të cilën spektakli është i garantuar. Barazimi nuk vlen shumë në këtë duel duke patur parasysh faktin që Franca për momentin kryeson e vetme me 4 pikë edhe pse gjelat kanë zhvilluar një ndeshje më shumë. Liga e Kombeve është një shans i mirë për tulipanët të cilët kanë munguar në dy kompeticionet e fundit madhore për t’u kualifikuar në Euro 2020.

Por pas humbjes minimale me shifrat 2-1 ndaj Francës në shtator holandezëve sot u bën punë vetëm fitorja, ndërkohë Gjermania në krahun tjetër me një fitore do të barazonte në krye të grupit Francën me 4 pikë. Në Ligën B, Republika e Irlandës pret në shtëpi Danimarkën me danezët që janë dukshëm favoritë.

Ishin pikërisht danezët që i hoqën mundësinë Irlandës për t’u kualifikuar në Botërorin rus me eliminimin që i bënë në play-off, ndërkohë që Irlanda është mposhtur keq nga Uellsi në sfidën debutuese në Ligën e Kombeve. Danimarka i ka zgjidhur tashmë të gjitha problemet që ekzistonin midis federatës së futbollit dhe shoqatës së futbollistëve dhe pas fitores ndaj Uellsit sot do të synojë suksesin e dytë në grup. Me disa shqiptarë në përbërje ku spikasin Alioski, Hasani e Musliu, Maqedonia pret sot Lihtenshtejnin për formalitetin e rradhës.

Related posts

Leonardo udhëheq Milanin e ri: Elliott do të investojë 150 milionë euro

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Cikalleshi bëhet shkak për largimin e trajnerit te Konyaspor

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Zhunior ndryshon “look”, shihni sesi duket sulmuesi i Partizanit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment