Futboll Shqipëri Sport

Ze MARIA dhe “kriza” e trajnerëve të huaj, SUPERIORJA shumë e rëndë për teknikët e jashtëm

Pavarësisht se në Shqipëri, trajnerët e huaj janë besuar vazhdimisht nga presidentët e klubeve, historia e shumë prej tyre njeh zhgënjim. Sipas statistikave, në kampionatin tonë trajnerët vendas kanë ditur të dominojnë ndaj eksperiencës dhe markës perëndimore të trajnerëve të ardhur nga jashtë Shqipërisë. Shumë prej tyre janë larguar, por që ende mbahen mend për shumë arsye nga tifozët në mos për reputacionin, për rezultatet dhe se çfarë gjurme lanë pas.

Në të gjithë historinë e futbollit shqiptar, sidomos në periudhën e demokracisë (28 vite dhe në vazhdim), vetëm dy trajnerë të jashtëm kanë ditur të triumfojnë në Kategorinë Superiore. Malazezi Dervish Haxhiosmanovic dhe çeku Stanislav Levy mbeten deri më sot të vetmit “strategë” të huaj që kanë ngritur në qiell titullin kampion. Haxhiosmanovic është një emër i madh për Vllazninë teksa i ka drejtuar në suksesin e jashtëzakonshëm në vitin 2001, ndërsa Levy fitoi kampionatin me Skënderbeun në 2012.

Historia e pjesës tjetër si Agostinelli, Iuliano, Rubio, Kostic e sa e sa të tjerë tregon problemin e madh të përshtatjes së trajnerëve me futbollin tonë dhe mentalitetin e tij.

Largimi i fundit i ish-trajnerit të Tiranës Ze Maria dëshmon handikapin e madh e hapjes së futbollit shqiptar drejt psikologjisë dhe mentalitetit të futbollit që ofrohet nga këta teknikë. Por një pjesë e mirë e përgjegjësisë nuk rëndon vetëm mbi presidentët dhe futbollistët e klubeve shqiptarë, por dhe mbi këta teknikë që zgjedhin një terren të huaj dhe të vështirë për t’u kuptuar dhe besuar.

Related posts

TIFOZËT E VARDARIT SHKAKTOJNË POLIMIKA/ Shikoni fendojnë shqiptarët me kore të rënda raciste (VIDEO)

Delo.autor

Orë ZJARRI për Jose Mourinho, mes SHPRESËS dhe DRITHËRIMAVE të SHAKRKIMIT

Isa.Autor

ORËT E FUNDIT TË MERKATOS/ Barça i thotë “PO” largimit një tjetër lojtari

F.autor

Leave a Comment