Futboll Sport

E KONFIRMON VETË GRUPI NGA KATARI/ Xavi është trajneri i ri i Barcelonës

Ajo që flitej prej ditësh, është konfirmuar sot. Nuk ka më dyshime, Xavi Hernandez do të jetë trajneri i ri i Barcelonës. Ish mefushori spanjoll që bëri histori me skuadrën katalanase do të rikthehet sërish në shtëpi, por këtë herë si trajner.

Lajmi për arritjen e akordit është konfirmuar nga skuadra e Al Sadd, ekipi që Xavi drejton aktualisht dhe përmes një postimi në rrjetet sociale bëjnë me dije se kanë arritur marrëveshjen me Barçën.

Drejtuesit e klubit kanë paguar klauzolën e largimit prej 5 milionë euro dhe tashmë pritet zyrtarizimi nga Barcelona. Katalanasit shkarkuan Koeman pak ditë më parë dhe tashmë kanë gjetur trajnerin e ri.

Related posts

“VENDIMI I MADH”/ Messi nën presion për të ardhmen. Mediat godasin PSG: Kafaz i artë

F.autor

LEKU LETËR/ INTERI pasurohet në Azi: “Bum” shitjesh të televizorëve me markën e…

Isa.Autor

KUPA E ITALISË/ Super aksion nga Piatek, Castillejo NDËSHKON Spal me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment