Futboll Sport

E PABESUESHME/ Tyson FURY stërvitje me ARINJTË në prag të duelit me…(FOTO)

Koha e argëtimit dhe spektaklit ka përfunduar, ndaj për britanikun Tyson Fury është koha për t’u stërvitur për duelin e madh të 1 dhjetorit, ku në Los Anxhelos do të duelojë ndaj kampionit të botës në fuqi, amerikanit Deontay Wilder. Britaniku ka zgjedhur Kaliforninë për t’u përgatitur për këtë sfidë të madhe, një zonë malore të njohur me emrin Ariu i Madh (Big Bear). Një foto e postuar nga vetë Fury në faqen e tij zyrtare “Instagram” konfirmon këtë gjë, ku duket se ish-kampioni i botës është i relaksuar në kamp dhe gati për këtë sfidë.

Fury (27 fitore e asnjë humbjr) ka postuar një foto me një ari dhe më pas një video ku duket duke u stërvitur me biçikletë në rrugët malore të kësaj zone, në 2000 metra lartësi nga deti. Duket se britaniku kërkon të stërvitet në lartësi për t’ u dhënë më shumë oksigjen muskujve të tij në prag të këtij duel me 12 raunde që do të zhvillojë ndaj Wilder. Ditët e fundit, britaniku ka firmosur edhe kontratën me WADA, ku i lejon që të kryejnë teste antidoping në çdo moment, një kërkesë kjo e WBC-së pas skandalit doping që Fury pati dy vite më parë, kur dhe dorëzoi titujt kampionë bote.

View this post on Instagram

Coming to the end of a hard week! @wbcmoro @wbcboxing

A post shared by Tyson Fury (@gypsyking101) on

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Betis fiton me përmbysje të “çmendur”, Strakosha i dhuron fitoren Galatasaray-t

Delo.autor

“PËR K*RVAT DO TË MENDOJË VETË JETA”/ Sulm i Wanda Narës ndaj aktores argjentinase që e ndau me Icardin (FOTO)

Delo.autor

U DËMTUA NDAJ SFIDËS SË ATALANTËS/ Lojtari i Interit operohet me sukses në menisk. Ja faza e rikuperimit

Delo.autor

Leave a Comment