Futboll Premier League Sport

HAZRAD “i shkel syrin” REALIT/ CHELSEA ngre “pengesën”e fundit për YLLIN belg

Eden Hazard po impenjohet maksimalisht me Chelsean këtë sezon për ta kthyer skuadrën në rrugën e mbarë. Por, kapiteni i Belgjikës dhe njëri prej yjeve më të mirë në Europë nuk do ta harrojë interesimin e Realit të Madridit dhe ka këmbëngulur se dëshiron vetëm t’i bashkohet “Los Blancos”.

Këto deklarata të përsëritura së fundmi nga Hazard kanë vënë në lëvizje klubin madrilen, i cili po përgatitet të transferojë Hazardin. Nëse në merkaton e verës, spanjollët deklaruan se nuk kishin ndërmend të shpenzonin më shumë se 100 milionë € për futbollistin më të mirë të Chelseat, këtë herë planet e madrilenëve kanë ndryshuar, po ashtu dhe çmimi që “Blutë” i kanë vendosur Hazardit.

Nëse Hazard dëshiron të kalojë te 13-herë kampionët e Europës, Real Madrid duhet të paguajë plot 150 milionë € klubit londinez.

Por, anglezët kanë në plan t’i ofrojnë një kontratë të re belgut, që e mban deri në 2022. Por duket shumë e vështirë që këtë herë paratë të pengojnë dëshirën e Hazardit t’i bashkohet klubit më të suksesshëm në historinë e futbollit.

 

Related posts

Sulmuesi i Kombëtares shënon super gol në Greqi

Sadik.Autor

PARTIZANI-SHERIFF TIRASPOR/ Tambe ndëshkon “demat”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ LAÇIT/ Trajneri Brdariç: Kishim raste për të shënuar, ju tregoj objektivin e Vllaznisë

Delo.autor

Leave a Comment