Futboll Sport

ITALIA NË KAOS/ Insigne: Duhet të fitojmë me Poloninë, ja çfarë më kërkoi Mancini

Lorenzo Insigne po shijon pozicionin e tij të ri te Napoli he beson se mund të bëjë të njëjtin impakt tek Italia në Nations League ndaj Polonisë.

“Ndaj Polonisë është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duhet ta fitojmë me çdo kusht,” shprehet sulmuesi i Napolit për Rai Sport. “Jemi duke punuar për të qenë gati, por e dimë se nuk do të jetë e lehtë. Polonia është një ekip i mirë, por Italia është e fortë dhe nesër do të mundohemi të marrim tre pikët.

“Ishte ndeshja e parë me Chiesa dhe Bernardeschi dhe megjithëse nuk morëm rezultatin që donim, punuam shumë për të luajtur futboll të bukur. “Trajneri më kërkoi të luaja në atë pozicion të ri. I thashë se do ta provoja dhe më shijoi shumë. Trajneri më kërkoi të bëja më pak sakrifica në mbrojtje dhe të fokusohesha te sulmi.”

Related posts

NË GARË PËR TITULL/ Pochettino: Mos e krahasoni Tottenhamin me Atleticon, është si…

Delo.autor

REGRESI/ Drogba shpjegon DËSHTIMIN e skuadrave AFRIKANE në Botërorin “Rusi 2018”

Isa.Autor

Heynckes, trajneri që refuzoi 2 herë Barçan: Nuk e dini se kush jam unë…!

Q.Autor

Leave a Comment