Futboll Sport

MASAKRUAN ZYRTARËT E SHTETIT/ Futbollistët e kombëtares , stërviten në palestrën e BURGUT

Sulmuesi i skuadrës së Zenit Saint Peterburg, Aleksandr Kokorin dhe mesfushori i Krasnodar, Pavel Mamaev, do të kenë mundësi të stërviten me pagesë në palestrën e burgut, ku ndodhen prej disa ditësh pas arrestimit që pësuan për agresion ndaj një funksionari të qeverisë ruse. Lajmin e konfirmojnë mediat ruse, sipas së cilave kostoja e një ore stërvitje në palestrën e burgut është 400 rubla, rreth 6 dollarë.

Futbollistët e kombëtares ruse, Kokorin e Mamaev, u arrestuan më 8 dhjetor, pas një përplasje fizike që patën me një person në një lokal, i cili mësohet se është përfaqësues i Ministrisë së Industrisë dhe Marrëveshjes në qeverinë ruse. Ata rrezikojnë të qëndrojnë deri në 7 vjet në burg pas akuzave që janë ngritur karshi tyre edhe pse mund të ketë një falje nga presidentin Putin.

Related posts

Lamtumirë Monaco, Falcao në Serie A?

Sadik.Autor

MERREN VENDIMET/ Disiplina më “dorë të hekurt”, dënime të ashpra për Partizanin dhe Dajën

Delo.autor

TREGON MBI MARRËDHËNIET ME POGBA/ Solskjaer: Nuk pranoj të shpikin gënjeshtra për lojtarët e mi dhe…

Delo.autor

Leave a Comment