Futboll La Liga

MERKATO/ Barcelona refuzon 20 milionë euro për Rafinhan

Barcelona ka refuzuar 20 milionë euro nga Interi për Rafinhan, por dyja klubet janë të bindura se mund të arrijnë marrëveshjen deri në fund të muajit.

Një raport në Marca shkruan se braziliani do t’i bashkohet gjigantëve nga Milano këtë muaj.

Është spekuluar për një marrëveshje në formë huazimi me opsiont ë vlerjes komplete, por për momentin nuk ka ndonjë konkretizim.

El Mundo Deportivo inssitoi javën e kaluar se mesfushori me shumë gjasë mund të përfundojë te Interi, që kanë larguar interesimin nga Deulofeu.

Rafinha është rikuperuar nga një lëndim serioz dhe vështirë se mund të gjejë minutazh në Camp Nou.

Talenti brazilian llogaritej e ardhmja e Barçës, por lëndimet e kanë ndaluar!

Mesfushori i shumëanshëm bëhet 25 vjeç, kurse vëllai i tij Thiago është startues te Bayerni.

Interi po kërkon përforcime për të përfunduar pozitivisht pjesën e dytë të sezonit dhe të rikthehet në Ligën e Kampionëve.

Related posts

ZBULON SE SI NDIHET TEK JUVENTUSI/ Federico Bernardeschi tregon: Për mua është stimul të luaj përkrah…

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Franca i merr vendin e parë Portugalisë, Suedia mposht Kroacinë

Delo.autor

PRITJES 40-VJEÇARE I VJEN FUNDI/ Skuadra daneze fiton më në fund kampionatin! Shpërthen festa e lojtarëve dhe tifozëve

F.autor

Leave a Comment