Futboll Shqipëri Sport

ÇUDI/ Fitorja nuk kënaq, analisti “sulmon” yjet SHQIPTARË të përfaqësueses: Turp!

Për disa maqedonas, fitorja e përfaqësueses së tyre nuk ka asnjë vlerë për aq kohë sa jo të gjithë futbollistët e ndiejnë veten maqedonas. Para nisjes së sfidës me Lihteshtejnin, 6 futbollistët Aljoski, Elmazi, Hasani, Bardhi, Bejtullai dhe Musliu nuk e kënduan himnin e Maqedonisë.

Kjo sjellje nuk është pritur mirë nga analisti maqedonas Aleksandar Gencov, i cili ka nxjerrë mllefin ndaj grupit të sipërpërmendur të lojtarëve duke ndjerë zhgënjimin që përfaqësuesja e Maqedonisë nuk përfaqëson më identintein maqedonas.

“6 veta nuk e këndojnë himnin. Po luan ekipi Kombëtar. Turpërohu Maqedoni!”, shkruan Gencov.

Maqedonia fitoi me rezultatin 4-1 ndaj Lihteshtejnit dhe 6 lojtarët janë titullarë dhe shtylla e Maqedonisë, por pavarësisht kontributit të tyre, një pjesë e publikut maqedonas irritohet me faktin se ata nuk e ndiejnë sa duhet veten maqedonas.

Related posts

NDEZ ËNDRRAT E TIFOZËVE “KUQEZI”/ Maldini: Është një lojtar i nivelit të lartë, duhet ndjekur….

Delo.autor

TEVEZ tërbon MESSIN/ RONALDO është më i miri, “PLESHTI” nuk e kam parë kurrë në…

Isa.Autor

Roberto Baggio “budist me pushkë”

Q.Autor

Leave a Comment