Boks Sport

DUEL TITANËSH/ Fedor triumfon në betejën e legjendave ndaj Sonnen (VIDEO)

Fedor “The Last Emperor” Emelianenko do të luftojë në finale për titullin kampion më 2019. Fedor ka mposhtur Chael Sonnen me një nokaut teknik në minutën 4:46 të raundit të parë në orët e para të mëngjesit gjatë evenimentit kryesor të Bellator 208 në Nassau Coliseum të New York-ut.

Fedor qëlloi në shenjë që në sekondat e para të ndeshjes, gjithsesi Sonnen reagon dhe arrin ta shtrijë në tokë dy herë rusin gjigant i cili nuk kishte shumë probleme të dilte nga pozicionet e rrezikshme.

Fedor tani do të ndeshet me Ryan Bader në finalen e turneut më 26 janar të vitit tjetër. “Çdo gjë më dhembte,” shprehet Sonnen pas ndeshjes. “Ai ishte shumë i shpejtë dhe shumë i fuqishëm.”

Sonnen pritet të rikthehet në peshën “light-heavyweight” pas kësaj sfide.

 

Related posts

MERKATO E VERËS/ Ancelotti thërret yllin e Premier tek Real Madrid, ka nisur kontaktet telefonike

Delo.autor

Kroacia “zbarkon” në Moskë, 7 avionë charter sjellin 2 mijë fifozë shtesë

Isa.Autor

DEKLARATA BEFASUESE/ Klopp: Ja si mu duk reagimi i Sterling pas ABUZIMIT RACIST

Isa.Autor

Leave a Comment