Futboll Seria A Sport

Donnarumma: Ja çfarë më tha Buffon pasi pësova 4 gola nga Juvja në finalen e Kupës

Portieri i Milanit dhe kombëtares italiane të futbollit, Gigi Donnarumma, në një intervistë për ESPN pranon se kolegu i tij Gigi Buffon i ka dhënë shumë këshilla gjatë kohës që kanë qenë së bashku më ekipin kombëtar dhe jo vetëm. Milanisti kujton një episod të veçantë me ish-portierin e Juves, pas finales së Kupës së Italisë, ku bardhezinjtë fituan 4-0 dhe Donnarumma ishte protagonist me dy gafa që bëri në portë.

“Pas finales së Kupës së Italisë u takova me Buffon në fushë. Më tha që të isha i qetë dhe të mos nervozohesha. Më tha që të jem gjithnjë luftëtar e të mos dorëzohem, duke qëndruar me këmbë në tokë në çdo moment. Tani i kuptoj atë fjalë dhe e shoh situatën ndryshe nga më parë. I analizoj gjërat ndryshe në fushë dhe jashtë saj. Ndaj nuk kam për ta falënderuar kurrë mjaftueshëm Buffon për këshillat që më ka dhënë”, tha Donnarumma.

Related posts

ARRESTOHET RONALDINHO/ Pasi hyri në Paraguai me pasaportë të falsifikuar

Delo.autor

ZBULON PROFESIONIN/ Mesfushori Kante: Nëse nuk do të isha bërë futbollist, do të…

Delo.autor

JUVENTUSI TENTON GODITJEN E MADHE NË JANAR/ Bardhezinjtë gati të afrojnë zëvendësuesin e Aleks Sandros

F.autor

Leave a Comment