Futboll Sport

SPEKTAKOLARE/ Crawford konfirmohet kampion bote, PLAS NË TOKË Benavitez (VIDEO)

Boksieri amerikan Terence Crawford ka mbrojtur titullin kampion bote të peshës “welter” në kategorinë WBO, pas fitores me “KO teknik” në raundin e 12-të ndaj patriotit të tij Jose Benavitez, duel që u zhvillua në Nebraska. Një duel që po shkonte drejt mbylljes dhe me Crawford favorit për ta fituar atë, duke parë ecurinë e 12 raundeve, por kampioni i botës ka qenë i vendosur të mos priste fitoren nga gjyqtarët. Gjyqtari ndali duelin pak sekonda pasi kishte nisur raundi i fundit, duke parë vështirësitë që po haste Benavitez në ring në ato momente, duke i dhënë fitoren kampionit të botës.

Crawford, 31 vjeç, mbeti kështu i pamposhtur në ring, 34 fitore e asnjë humbje, duke mbrojtur për herë të parë titullin kampion që pat fituar në qershor të këtij viti. Ndërsa për Benavitez kjo ishte humbja e parë në karrierë, ku numëron edhe 27 fitore. Në këtë humbje të Benavitez ndikoi edhe një dëmtim që ai pësoi në gju më herët në këtë duel, por në raundin e 12-të, një kombinim i shkëlqyer i grushteve të Crawford bëri që gjithçka të përfundojë para gongut final. “Jam i lumtur që mbrojta titullin dhe qëndrova i pamposhtur. Tani më presin sfida të reja”, tha kampioni i botës.

 

Related posts

United i frikësohet Realit, gati kontratë të çmendur për De Gean

Sadik.Autor

LIVE/ Luhet ndeshja kualifikuese Europa League Teuta-Ventspils, mbyllet pjesa e parë.

Delo.autor

CILAT JANË KLUBET MË TË PASURA NË BOTË? Befason Barcelona, PSG në telashe

Delo.autor

Leave a Comment