Futboll Shqipëri Sport

Lorik CANA i bën thirrje PANUÇIT: Shqipëria ka nevojë për kapiten, mos e ndërro mënyrën e…

Lorik Cana ka folur para ndeshjes Izrael – Shqipëri. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare deklaroi për mikrofonin e RTSH-së:

“De Biasi do të mbahet mend për suksesin e tij. Ai bëri një skuadër kompakte dhe formoi një grup që arriti te sukseset. De Biasi kishte futbollistë që pritshmëritë ishin të larta nga të gjithë.

Për sa i përket Panuçit, mund të them që pas një suksesi të tillë, të mos ndërrojë mënyrën e tij të kërkuarit të tij futboll. Nëse ka një farë linje, mund t’i them mos ta ndërrojë. Është akoma herët. Është një njeri që i dedikohet shumë punës së tij. Por, kur merr një skuadër të suksesshme presioni është shumë i madh.

Kosova është bërë një ekip për t’u përgëzuar. Ishim duke e ndjekur ndeshjen dhe po e shihja ndeshjen në telefon. Ishte një mundësi shumë e mirë për t’u shkëputur nga Azerbajxhani. Kosovën e kemi ditur që ka lojtarë të mirë dhe është e destinuar vetëm të rritet. Edhe në gjendje aktuale që është, ka një nivel për të luajtur në grupin C. Duhet të marrim vesh që ata futbollistë të luajnë me njëri-tjetrin. Sa më shumë kalon koha aq më shumë merr pjekuri. Gjithçka është matematike.

Dua të kthehem sërish te ndeshja e sotme. Nëse nuk humbim, mund të luajmë vendin e parë në shtëpi. Me Izraelin do të jetë e vështirë pasi kanë bërë një ndeshje të mirë me Skocinë.

Shiriti i kapitenit? Brenda ekipit kombëtar besoj janë disa elementë që mund të mbajnë shiritin e kapitenit. Një ndër ta është edhe Mërgim Mavraj, pasi ka cilësi të mëdha. Nuk duhet ndërruar kapiteni, duhet të jetë një lider në fushën e blertë”, përfundoi ai.

Related posts

E FRIKSHME/ Shkoi të festonte me tifozët, mesfushori kosovar bie në GROPË

Isa.Autor

ODEGAARD VENDOS TË ARDHMEN E TIJ/ Talenti norvegjez kërkon largimin nga Real Madrid. Një klub i La Liga interesohet

Delo.autor

 Jaylene Cook, modelja që s’mban gjë veshur (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment