Futboll La Liga

PSG gati ofertën për Ronaldon, por ka një kusht me Real Madridin

Paris Saint-Germain do të bëjë ofertë të majme për Cristiano Ronaldos, por vetëm nëse Real Madridi ia plotëson një kusht.

Kushti është që presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ta sigurojë klubin francez se do të heqë dorë nga ndjekja e Neymarit, raporton Don Balon.

Ndërkohë, Ronaldo ua ka bërë të qartë drejtuesve të gjigantit spanjoll se do të largohet nga “Santiago Bernabeu” nëse nuk bëhet lojtari më i paguar në botë në bazë të një kontrate të re. Real Madridi nuk është i gatshëm t’i ofrojë portugezit kontratë të re dhe kështu do t’i dëgjojë ofertat e skuadrave tjera.

Ronaldo nuk dëshiron që Lionel Messi dhe Neymar të paguhen më shumë se ai.

Megjithatë, Ronaldo nuk do të pranojë oferta nga ligat e vogla, si Kina dhe MLS, përkundër ofertave të majme që mund të ofrojnë klubet nga këtu dy liga.

Prandaj, pak skuadra do të dëshironin të bënin ofertë për yllin portugez, i cili i mbush 33 vjet së shpejti.

Por, sipas Don Balon, Perez nuk do të jetë i gatshëm t’ia plotësojë këtë kusht PSG-së.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Flet virologu i njohur: UEFA e ka kuptuar se sezoni ka mbaruar

Delo.autor

E BUJSHME/ Negociatat e transferimit, Rabiot i jep këtë përgjigje Barcelonës

Isa.Autor

U MPOSHTËN NGA ITALIA/ Edin Dzeko reagon ashpër ndaj ekipit: Kemi lojtarë të mirë, por…

Delo.autor

Leave a Comment