Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA/ De Jong ishte i JUVES për 60 milionë euro, klubi anglez prishi AKORDIN

Juventusi nuk rresht së punuari për të mbajtur skuadrën në nivelet e larta edhe në të ardhmen, duke qenë një ndër klubet më aktive në afrimin e të rinjve të talentuar. “Corriere dello Sport” sjell në skenë një tratativë mbi të cilën drejtori sportiv, Fabio Paratiçi, kishte një vit që punonte, por fatkeqësisht ajo ka pasur një fund të hidhur. Pak javë më parë, Juventusi dhe Ajaksi kishin gjetur akordin total për blerjen e mesfushorit ofensiv, Frenki De Jong, për shifrën e 60 milionë eurove.

Mëngjarashi i klubit nga Amsterdami ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, por atëherë kur dukej se Juventusi i kishte në dorë për ta afruar në skuadër 21-vjeçarin, si rrjedhojë edhe e faktit se trajneri Masimiliano Alegri është një fans i De Jongut, në tratativë ka ndërhyrë Mançester Siti dhe ka prishur gjithçka.

Trajner Pep Guardiola gjithashtu e kishte ndjekur me shumë vëmendje Frenki De Jongun dhe me një të rënë të lapsit e ka rritur ofertën në 80 milionë euro, duke bllokuar për verën e ardhshme holandezin. Sigurisht që kjo diferencë jo e vogël mes ofertave të Juves dhe Sitit ka bërë që Ajaksi të “grisë” paktin që kishte me kampionët e Italisë dhe t’ua servirë në një “pjatë floriri” De Jongun miliarderëve anglezë.

Related posts

LIVE/ Chelsea-Slavia Prague, Pedro kalon “Blutë e Londrës” në avantazh

Delo.autor

KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ Në hije te Roma, SULMUESI I TALENTUAR drejt Anglisë

Isa.Autor

Shënjestra e Unitedit, Justin Kluivert flet për bisedën me Mourinhon pas finales së Europa League

Q.Autor

Leave a Comment