Futboll La Liga Sport

REALI PA GOLEADOR/ RAMOS i “shel syrin” KANE: Do të ishte një yll në La Liga

Kapiteni i Real Madridit dhe i Spanjës, Sergio Ramos, beson se sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, ka aftësinë për të qenë një yll në La Liga. Kapiteni i “Tre Luanëve” ka qenë i lidhur me një lëvizje drejt kampionëve europianë (Real Madridi) vitet e fundit.

Kane ka shënuar pesë gola në Premier League për Tottenhamin këtë sezon, ndërsa Ramos e ka veçuar yllin e Anglisë përpara përballjes së kombëtareve në grupin përkatës të Ligës së Kombeve, në Sevilla.

I pyetur se cilin lojtar nga ekipi i Anglisë kishte kualitet teknik për të patur sukses edhe në Spanjë, Ramos tha: “Ata janë të gjithë me të vërtetë mbresëlënës. Është e vërtetë se ajo që shkëlqen më shumë në Premier League është forma fizike, por Anglia ka lojtarë me shumë kualitet.

Harry Kane, për shembull, është një sulmues fizikisht i fortë, por edhe teknikisht i aftë. Ai lë shtangur shumë mbrojtës, por nuk do të më befasojë mua. Anglezët kanë shumë sulmues të tjerë, që janë vërtet të rrezikshëm dhe jobalancues. Unë mund t’ju siguroj se i kemi studiuar me detaje, kështu që nuk do t’i lejojmë të bëjnë më të mirën ndaj nesh”.

 

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Drejtuesi Boban kundër Maldinit, trajenri Giampaolo mund të…

Delo.autor

PËRFAQËSOI LUFTËTARIN NË STUDION TELEVIZIVE/ Reagon klubi gjirokastrit: Lazaj s’ka asnjë post drejtues, e pafalshme që…

F.autor

E PAZAKONTË NË ANGLI/ Futbollisti i shënon skuadrës së tij me fanellën e kundërshtarëve

Delo.autor

Leave a Comment