Futboll Shqipëri Sport

GOLI SPEKTAKOLAR/ Shikoni “PERLËN” nga 30 metra që “tronditi portën” (VIDEO)

Javë pas jave shpresojmë që elita e kampionatit shqiptar të prodhojë spektakël dhe emocione. Megjithatë ai “9”-tshi ose e thënë “troç”, ai sulmuesi i rracës i mungon shumë ekipeve të Superiores. Por, nuk ndodh kështu në futbollin e femrave. Jo vetëm gola, por edhe spektakolarë madje. “Perla” e javës vjen nga talentja shkodrane, Paula Jaku.

Futbollistja e Kombëtares ka shënuar një supergol në ndeshjen kundër Apolonisë, e vlefshme për kampionatin shqiptar. Në një distancë prej afro 30 metra, në mënyrë diagonale, talentja shkodrane arrin të çojë topin në rrjetë. Ajo shquhet për goditjet standarte “alla Del Piero” dhe ky gol është për t’u marrë shembull. Megjithëse Jaku ishte ndër më të mirat në fushën e blertë, goli i saj nuk ndihmoi skuadrën për të fituar, pasi skuadra e Juban Danjës u mposht me rezultatin 5-2 nga Apolonia e Fierit.

Perla e Paula Jaku e Kf Juban-Danja qe shenon nje super gol ne ndeshjen Juban Danja – Apolonia Femra!

Gepostet von Kampionati Shqiptar Femra am Sonntag, 14. Oktober 2018

 

Related posts

E BUJSHME/ Roma dhe “Kuqezinjtë” në “luftë” për mesfushorin Francez…

Delo.autor

U DËMTUA NË NDESHJEN MILAN-TORINO/ Ja sa rrezikon mbrojtësi shqiptar të qëndrojë jashtë fushe…

Delo.autor

SKANDALI NË NDESHJEN BYLIS0LAÇI/ Sindikata: Aktet e dhunës të dënueshme, i bëjmë thirrje FSHF-së që të…

Delo.autor

Leave a Comment