Albanian Stars Futboll Premier League

E Bujshme/ Strakosha shihet si portieri perfekt për Liverpool

Liverpool duket se e ka emergjencë gjetjen e një portieri të ri, pasi dy portierët aktualë nuk ofrojnë siguri. Këtë gjë e dinë më së miri edhe tifozët dhe mediat lidhur me klubin e madh anglez.

Njëra ndër to, “Liverpulecho”, e cila është një media e certifikuar pranë klubit të Liverpoolit ka shkruar një artikull në faqen e saj ku i sugjeron drejtuesve disa nga portierët më të mirë të momentit, ndër të cilët trajneri Jurgen Klopp mund të zgjedhë.

Portierët variojnë nga ata me eksperiencë si Jan Oblak deri ata më të rinjtë. Midis të përzgjedhurve është edhe portieri i Kombëtares tonë, Thomas Strakosha.

Ja çfarë shkruan për shqiptarin kjo media: “Thomas Strakosha! Shqiptari është pak i njohur, por ka bërë mjaft mirë me Lazion këtë sezon, duke patur statistika mjaft të mira. 22-vjeçari i lindur në Athinë ka pritur 53 krosa brenda zonës së tij, me një saktësi prej 100%. Por më e rëndësishmja, ai ka pësuar vetëm 24 gola në 19 ndeshje, duke e mbajtur portën 5 herë të paprekur. Ai vetëm mund të përmirësohet në të ardhmen”.

 

Related posts

PAS TRYEZËS SË “FSHF” ME QEVERINË/ Bojkoti merr fund, ja njoftimi i Federatës për klubet

Delo.autor

Marca: Ancelotti ka shkuar në Madrid për dy lojtarë të Real…

Sadik.Autor

GAFA E VITIT QË PO BËHET VIRALE/ Gazetarja nuk njeh Timo Werner, e prezanton si… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment