Futboll La Liga Seria A Sport

E BUJSHME/ Milan zëvendëson mesfushorin e ardhur me bujë me lojtarin e Real Madrid

Minutazhi minimal, gati skarcues që i është dhënë Bakayokos, mund të bindë Milanin që ta largojë futbollistin që në merkaton e ardhshme të janarit. Fulham mësohet të ketë trokitur në dyert e kuqezinjve që tani, për të kërkuar informacion në lidhje me mesfushorin e mbërritur në “San Siro” nga Chelsea gjatë merkatos së verës.

Për të mbuluar largimin eventual të francezit, drejtuesit e Milan mësohet se janë të gatshëm të bëjnë një tentativë për sigurimin e Marcos Llorente nga Real Madrid. Mesfushori 23-vjeçar që kur në drejtimin e Los Blancos ka ardhur trajneri Lopetegui, ka luajtur në total vetëm 11 minuta në këtë fillim kampionat, dhe mund të largohet nga Spanja, pikërisht që në janar. Referuar raportimeve të ‘calciomercato.it’ Milan preferon të propozojë për Real Madrid të njëjtën formulë me të cilën Bakayoko zbarkoi te kuqezinjtë.

Related posts

LËSHON SINJAL PËR EDY REJAN/ Lojtari shqiptar shënon super gol në Slloveni, ja “MAGJIA” (VIDEO)

Delo.autor

PËRMBUSH ËNDRRËN E FËMIJËRISË/ Talenti Reinier: Dua të jem pjesë e historisë së Realit!

Delo.autor

HUMBJA NË MIQËSORE NDAJ TIRANËS/ Brdariç: Gati për Superkupën, të jemi të duruar deri në fund

Delo.autor

Leave a Comment