Futboll Seria A

Totti: Një ofertë e Juventus për djalit tim? Do t’i thoja…

Francesco Totti është tërhequr nga futbolli i luajtur dhe tani është një drejtues i verdhekuqve. Ish-lojtari simbol i Roma-s, gjithsesi, vazhdon të jetë brenda botës së futbollit, edhe pse tani e bën këtë i ulur pas një tryeze.

Por mund të mos kalojë shumë kohë para se të shohim një Totti tjetër në fushën e lojës. Ndoshta, djali i tij i parë, Cristian, do të ecë në gjurmët e babait.

I riu, i lindur në 2005-ën, ka treguar se e ka gjakun në gol në disa turne të moshave. Verën e kaluar, për shembull, ka udhëhequr skuadrën e tij duke mbajtur mbi super fanellën me numër 10 dhe shiritin e kapitenit në një turne për fëmijë.

Por rruga është akoma e gjatë dhe Cristian nuk mund të ngarkohet me shumë përgjegjësi që në këtë moshë. Me pak fjalë, tani duhet të mendojë vetëm të luajë dhe të argëtohet.

Ndërkohë, për të ardhmen e tij ka folur vetë Francesco Totti, në një intervistë të dhënë për Maurizio Costanzo-n. Çfarë do të bënte ish-kapiteni i Roma-s nëse djali i tij do të merrte një ofertë nga rivalët e Juventus në vitet e ardhshme? Përgjigja e Francesco-s ka qenë befasuese: “Një ofertë e Juves për Cristian? Do t’i thoja ta pranonte. Nuk duhet të bëjë atë që kam bërë unë. Nëse ka dëshirë të ndërrojë ekip është e drejtë që ta bëjë këtë”.

Related posts

LOJËRAT OLIMPIKE/ Spanja ndërpret ëndrrën e Kessie, Brazili dhe Japonia avancojnë në gjysmëfinale

Delo.autor

NDRYSHIMET NË DIETËN E LOJTARËVE/ Conte i ndaloi keçapin, kompania i kthen “reston” Tottenham

Delo.autor

Sanchez transferohet tek Manchester United, priten të kryen vetëm testet mjekësore,

Q.Autor

Leave a Comment