Formula 1 Të tjera

Bottas optimist: Makina e re Mercedes e përshtatshme për stilin tim

Te skuadra Mercedes ka shumë optimizëm për të ardhmen, sidomos nga ana e pilotit finlandez Valtteri Bottas, që mendon se njëvendëshja e re që po përgatitet për vitin 2018 është e përshtatshme për stilin e tij të pilotimit.

Finlandezi debutoi gjatë 2017-ës te makina gjermane ku zëvendësoi Nico Rosberg, një detyrë jo e lehtë, por që Bottas e kreu mirë. Pas fitoreve të para në karrierë të arritura gjatë botërorit të kaluar të Formula 1, piloti finlandez shprehet se gjatë 2018-ës do të kërkojë diçka më shumë.

Bottas me Mercedes gjate nje gare

Edhe pse makina Mercedes e vitit 2017 ishte e shpejtë, nuk ishte shumë e përshtatshme për tipin tim të pilotimit. Gjithsesi, unë dhashë më të mirën dhe besoj se u paraqita denjësisht. Jam i kënaqur nga puna që inxhinierët kanë bërë për makinën e re dhe nga ajo që kam parë, mendoj se njëvendëshja e re është më e përshtatshme për mua. E pranoj se mes makinës time dhe asaj të Hamilton ka disa ndryshime, për të na e bërë më të lehtë pilotimin”, u shpreh Valtteri Bottas, që u rendit i treti gjatë 2017-ës.

Related posts

KORONAVIRUSI PREK FORMULA 1/ Rasti i parë te McLaren, në rrezik gara e Australisë

Delo.autor

Giro d’Italia/ Chris Froome fiton fanellën rozë

Sadik.Autor

CSKA Moskë fiton sfidën “big” me Real, Olympiacos mposht kampionët e Fenerbahce

Q.Autor

Leave a Comment