Futboll Kategoria Superiore Sport

NDRYSHIME TE FLAMURTARI/ Trajneri Daja me zëvendës të ri

Ergi Lubani do të jetë zv.trajneri i ri i Flmaurtarit. 34-vjeçari do të jetë krahu i djathtë i trajnerit Ilir Daja, pas largimit të Ardian Memës, që zgjodhi të vazhdonte karrierën si trajner i parë te Tirana. Lubani ka punuar edhe më herët me teknikun e kuqezinjve, pasi ka qenë trajner moshash te akademia e Dajës. Së fundi ai ka qenë pjesë e ekipit të Kamzës në Kategorinë Superiore ku ka qenë asistent i ish-trajnerit Bledar Devolli. Pas largimit të Devollit dhe afrimit të Klodian Duros, ndryshoi edhe situata për Lubanin, duke vendosur të largohet.

Gjithashtu ai ka patur edhe disa eksperienca të tjera, kryesisht në Kategorinë e Parë ku ka mbuluar pozicionin e zëvendës trajnerit, ndërsa gjatë Kampionatit Botëror ishte analist në “RTSH”. Me afrimin e tij Flamurtari kompleton stafin teknik, ndërsa prezantoi zv.trajnerin e ri nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare në “Facebook”.

Related posts

DUAN TITULLIN/ Reginaldo, buzëqeshja nga Mozambiku që po udhëheq “vallen” e Kukësit

Isa.Autor

FORMULA 1/ Vettel emocionon me fjalët e tij: Dështova te Ferrari, doja titullin për Schumacher

Delo.autor

Shaqiri pozon me Klopin, shikoni çfarë i shkruan aktori i njohur shqiptar (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment