Të tjera

(VIDEO) Joshua dhe Parker bëjnë ritualin e zakonshëm, dalin përballë njëri-tjetrit

Anthony Joshua dhe Joseph Parker janë vënë për herë të parë përballë njëri-tjetrit, para meçit të paralajmëruar që do të zhvillohet në muajin mars.

Boksierët e peshave të rënda u takuan për herë të parë në hotelin Dorchester, ndërsa atmosfera vetëm sa ishte nxehur paraprakisht, meqë Parker dhe ekipi i tij kishin thënë se Joshua merrte steroide.

Madje kundërshtari i tij e kishte quajtur boksierin britanik “mbret të steroideve”, për këtë arsye 28-vjeçari kishte thënë se nuk do t’ia jepte dorën rivalit të tij.

Sidoqoftë, në fund Joshua dhe Parker dolën ballë përballë para kamerave dhe gazetarëve, dhe padyshim se sytë e tyre shprehnin shumë agresion.

 Të dielën është konfirmuar se Parker do të jetë kundërshtari i 21-të i Joshuas.

Dueli ndërmjet të boksierit nga Anglia dhe atij nga Zelanda e Re, do të zhvillohet në Principality Stadium të Cardiffit më 31 mars.

Krahas titujve IBF, WBA dhe IBO të AJ, në garë është vënë edhe titulli WBO i Parkerit.

Related posts

FORMULA 1/ Ferrari zbulon njëvendëshen e sezonit 2021, Leclerc e Sainz gati për betejë

Delo.autor

FORMULA 1“Me gomat e reja do të ketë më shumë parakalime gjatë garës”

Q.Autor

Koha më e shpejtë e vitit në 100m është një turp, rekordi i Bolt i paarritshëm

Sadik.Autor

Leave a Comment