Futboll La Liga Sport

U MUNDËN TURPSHËM/ Anglia i jep leksione, Luis Enrique i mban shënim (VIDEO)

Luis Enrique regjistroi humbjen e tij të parë në stolin e Spanjës, pasi u mposht në shtëpi 3 me 2 nga Anglia.

Megjithatë, kjo disfatë shërbeu për mësim te ish-trajneri i Barcelonës dhe Romës, i cili mbajti shënim çdo lëvizje të skuadrës së tij. Në një video të publikuar nga “LaSexta” zbulohen shënimet që Luis Enrique ka mbajtur gjatë takimit të zhvilluar në “Estadio Benito Villamarin”.

Në një faqe të shënimeve Enrique kishte numëruar gabimet e të besuarve të tij, të cilët i kishte shënuar me rreth të kuq dhe me komente si “Marco Asensio shkon deri në fundore por gabon në pasim, apo “Pozicionimi i mbrojtësit Jonny kur merr topin”.

Ndërkohë në faqen tjetër të bllokut përfshiheshin gabime si, pasime të pakoordinuara, gabimet individuale dhe lënia e hapësira për Raheem Sterling.

Related posts

STRASBOURG E BËN RRUGË/ Ndal përsëri PSG-në me një barazim

Isa.Autor

Sportingu refuzon ofertën e “majme” të Arsenalit për talentin portugez

Sadik.Autor

“Ronaldo është bërë vetë, ndërsa Messi…”/ Ish kapiteni i Realit krahason dy yjet

Delo.autor

Leave a Comment