Futboll Seria A Sport

E KA FRIKË/ Nainggolan: Ky është lojtari që do t’i hiqja MILANIT, nuk është Higuain e Suso por…

Radja Nainggolan, në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport” para derbit Inter-Milan, ka zbuluar emrin e lojtarit që do t’i hiqte kuqezinjve.

“Kë do të hiqja nga Milani? Bonaventura-n. Ai di si të bëjë diferencën. Është teknik dhe inteligjent”, tha belgu.

Bonaventura ka bërë një start të mirë për kuqezinjtë këtë sezon të Serisë A, me 3 gola të shënuar në 7 ndeshje dhe një asist. Vetëm një gol më pak se blerja e re e Milani-t, Gonzalo Higuain.

Gjithashtu, ish-lojtari i Atalanta-s ka filluar të luaj rregullisht me kombëtaren italiane. Ai ka bërë 13 paraqitje me “Axurrët” që nga debutimi i tij në vitin 2013, por është ende në kërkim të golit të tij të parë me përfaqësuesen.

Related posts

Problem për Real Madridin para ndeshjes me Juventusin

Sadik.Autor

Në krizë rezultatesh/ REALI pranë nënshkrimit me mbrojtësin SANCHEZ nga gjigantët anglez

Isa.Autor

Hamilton pesimist në Montekarlo: Ferrari e Red Bull më të shpejtë

Sadik.Autor

Leave a Comment