International

Zbardhen kandidatët për çmimet “Oskar” të sportit për vitin 2017

Janë përcaktuar sot pasdite emrat e sportistëve kandidatëve për çmimin “Laureus World Sports of the Year”, trofe i njohur ndryshe si çmimi “Oskar” për sportin.

Në garë për të fituar këtë trofe te meshkujt janë tenistët Roger Federer e Rafael Nadal (të dy fituan nga dy grand sleme vitin e kaluar), futbollisti i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, atleti britanik i garave 5 dhe 10 mijë metra Mo Farah, piloti britanik i garave të Formula 1, Lewis Hamilton dhe çiklisti britanik Chris Froome, fitues i Turit të Francës dhe Vueltës së Spanjës për vitin 2017.

 

Për femra, sportistet e kandiduara për këtë trofe janë tenistet Garbine Muguruza dhe Serena Williams, atletja afrikanio-jugore Caster Semenya dhe kolegia e saj Allyson Felix (16 herë kampione e botës), notarja amerikane Katie Ledecky dhe skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin.

Përveç kategorisë për “Sportistin më të mirë të vitit” do të ketë çmime edhe për kategori të tjera (sportisti i ri më i mirë, trajneri më i mirë, skuadra e vitit, rikthimi më i mirë etj), ndërkohë që ceremonia e dorëzimit të trofeve do të organizohet në Montekarlo, më datën 27 shkurt.

Related posts

Trajneri i Al Jaziras zbulon planin: Ja si do e ndalim Realin

Q.Autor

Spanja jashtë Botërorit? Reagon Federata: Ja e vërteta…

Q.Autor

Agjenti i Palmierit “zbarkon” në Londër për të diskutuar çmimin e lojatrit me drejtuesit e Chelsea-it

Q.Autor

Leave a Comment