Futboll Premier League Sport

Debutoi me Skocinë ndaj Shqipërisë, lojtarin e Man United e do Celtic

Celtic po monitoron situatën e Scott McTominay te Manchester United, për të tentuar ta huazojë atë në merkaton e janarit. Mesfushori i ri ka luajtur shumë pak në këtë fillim sezoni, duke bërë vetëm katër paraqitje me fanellën e “Djajve”, ndryshe nga viti i kaluar, kur preferohej më tepër nga Mourinho.

Lëvizja drejt kampionëve të Skocisë duket se është zgjidhja më e mirë për 21-vjeçarin, në mënyrë që të ketë më shumë minuta në dispozicion të tij. McTominay është pjesë e kombëtares skoceze, madje debutoi nën urdhrat e McLeish në sfidën e fituar ndaj Shqipërisë në “Hampden Park” 2-0. Ai u aktivizua në pjesën e dytë si zëvendësues.

Related posts

Histori e rrallë, goli i Zanetti i shpëtoi jetën kryeprokurorit!

Sadik.Autor

QENKA E PAPARË/ Gazetarja SHQIPTARE bëhet komentatorja e parë e futbollit (VIDEO)

Isa.Autor

DISFATA NË “KUPËN E ITALISË”/ Ja sa miliona euro ka humbur Milani në rast se do të fitonin

Delo.autor

Leave a Comment