Futboll Premier League Sport

ACAROHET PEREZ/ CHELSEA ka një plan kundër REALIT për të mbajtur HAZARDIN

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbajtur Hazard”. Ai që i tha këto fjalë ishte Bruce Buck, president i Chelsea. E bëri këtë për “beIN Sports”, gjatë një eventi në Doha. “Çdo tifoz i Chelsea e do Hazard. Ai nuk është vetëm një lojtar i madh, por edhe një partner i madh. Ne duam që Hazard të qëndrojë dhe do të bëjmë atë që duhet të bëjmë, – shtoi Buck. – E përforcoj, do të bëjmë atë që duhet të bëjmë”.

Në funksion të kësaj, drejtuesit e bluve të Londrës kanë vendosur tashmë t’i bëjnë një mega-ofertë belgut, që të shmangin lëvizjen e tij drejt Real Madridit. Sipas medias belge HLN, Chelsea dëshiron ta bëjë Hazardin (27 vjeç) lojtarin më të paguar në Premier League. Për këtë, do t’i ofrojë atij 18 milionë euro në vit. Tani për tani, lojtari me pagën më të lartë në Angli është De Bruyne, i cili, pas rinovimit të janarit të kaluar, merr më shumë se 15 milionë euro në vit, sipas shtypit britanik.

Negociatat mes Chelsea dhe Hazard, në përpjekje për të rinovuar kontratën, nuk kanë ndodhur ende, edhe pse, sipas HLN, klubi londinez ia ka transmetuar agjentit të lojtarit nxitimin për t’u ulur e folur, nga frika se Real Madridi po punon në drejtimin e kundërt. Yllit belg i përfundon kontrata aktuale në “Stamford Bridge” më 30 qershor 2020. Aktualisht, Hazard fut në xhep rreth 230.000 euro në javë (13.5 milionë euro në vit).

Chelsea rinovoi me Hazardin në vitin 2015, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në ekip, por tashmë drejtuesit e bluve janë të vetëdijshëm se që atëherë, pagat në Premier League janë rritur ndjeshëm. Ky fakt, së bashku me ëndrrën e rrëfyer të lojtarit, për të veshur fanellën e Real Madridit, e kanë vënë Chelsea në alarm.

Vetë Hazard është duke jetuar momentin më të mirë të karrierës së tij. Ai ishte një prej lojtarëve më të mirë në Botërorin e Rusisë (e udhëhoqi Belgjikën drejt vendit të tretë) dhe është kryegolashënuesi aktual i Premier League (7 gola në 8 ndeshje).

Related posts

LAJM I MADH NGA ITALIA/ Sarri merr Hysajn tek Juventus

Delo.autor

Barcelona vihet në ndjekje të talentit turk

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Arabët tërhiqen nga blerja e Newcastle. Ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment