Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ “Kante do të largohet nga Chelsea vetëm për këto dy klube”

Nëse do të largohej nga Chelsea, N’golo Kante do t’i bashkohej vetëm këtyre dy ekipeve: Real Madrid ose Barcelona.

Kante është një nga mesfushorët më të mirë të botës në këto tre sezonet e fundit dhe fitorja e Kupës së Botë me Francën e ka treguar këtë. Ai iu bashkua Chelsea-t nga Leicester verën e 2016 dhe që atëherë është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm.

Sipas francezes “Le10Sport”, Kante do të shkonte vetëm tek Real Madrid ose Barcelona, nëse do të largohej nga Chelsea në të ardhmen.

Gjithashtu, Paris Saint Germain dhe Juventus kanë qenë të interesuara për francezin gjatë muajve të fundit, por “Le10Sport” thotë se Kante e ka refuzuar PSG-n dhe në këtë pikë është i përqendruar vetëm tek Chelsea.

Kontrata aktuale e Kante me Chelsea-n përfundon në verën e vitit 2021 dhe ai ka luajtur dhjetë ndeshje për “Blutë” në të gjitha kompeticionet nën drejtimin e Maurizio Sarri.

Related posts

Refuzime pafund deri te “PO”-ja e madhe/ Greku Mihaj: Ju tregoj çfarë më bindi

Isa.Autor

“SUPER MARIO” DREJT LARGIMIT NGA SERIE A/ Balotelli e mbyll aventurën tek Brescia, Raiola i gjen ekipin e ri

Delo.autor

ÇMENDET SHAQIRI/ Hesht Mourinhon në 8 minuta dhe ngre në këmbë “Anfield” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment