Futboll Premier League Sport

JANARI PO AFRON/ Merkato ofron një super ekip me kosto zero

Afati fundit për të rinovuar kontratat drejt skadencës po afrohet. Janari mund të “lirojë” disa emra të mëdhenj. Më poshtë është ideuar një skuadër e mundshme me këta lojtarë, plus katër rezerva. Rezultati? Një skuadër e denjë për Champions League…

Areola
Transferimi i Gianluigi Buffon e PSG ka ndryshuar hierarkitë brenda skuadrës, veçanërisht për sa i takon pozicionit të portierit. Kështu, Areola, kontrata e të cilit është afër skadencës, ka vetëm dy mundësi. Të presë që Buffon të lodhet nga futbolli ose të zgjedhë një ekip ku do të ishte një titullar i padiskutueshëm.

Alderweireld
Mbrojtësi i Tottenham, Alderweireld, ka qenë shumë afër ndryshimit të fanellës që verën e kaluar. Sipas mediave angleze, në gjurmët e tij është vënë Manchester United, që ndoshta nuk e ka mbyllur operacionin për shkak të çmimit të lartë të kartonit. Edhe belgu do të fitonte më shumë në rast se transferohet në janar te “Djajtë e Kuq”.

David Luiz
Është shumë e vështirë të imagjinohet David Luiz larg Londrës, por mbrojtësi brazilian nuk e ka hedhur akoma firmën për rinovimin e kontratës dhe, për rrjedhojë, ai do të ishte i lirë pas dy muajsh të arrinte një marrëveshje me ofruesin më të mirë.

Godin
Në të njëjtën situatë është edhe Diego Godin, por në rastin e këtij të fundit kemi të bëjmë me një simbol të Atletico Madrid dhe i filozofisë së Diego Simeone-s. Griezmann e ka bërë të qartë se ka zgjedhur të qëndrojë në Madrid edhe për shkak të qendërmbrojtësit uruguaian. Duket shumë e vështirë që rrugët e këtyre dy kampionëve të ndahen, por Godin nuk e ka hedhur akoma firmën…

Felipe Luis
Ai që mund të largohet nga Atletico Madrid është Felipe Luis. Paraqitjet e tij nuk kanë qenë bindëse në sezonet e fundit dhe çmimi i kartonit të tij ka rënë në 8-10 milionë euro. Kështu, edhe nëse do të largohej me kosto zero, do të ishte një humbje e përballueshme. Mbetet për t’u kuptuar nëse Simeone është gati të heqë dorë nga ai.

Rabiot
Një rast më shumë unik se i rrallë. Çdo vit Rabiot duket shumë afër largimit nga Parisi, por në fund mbetet atje. Por duket se stafi i tij e ka seriozisht këtë herë. Nuk flitet për një prishje të marrëdhënieve, por edhe marrëveshja për rinovimin duket shumë larg. Parashikohet një ndeshje e gjatë shahu. PSG nuk mund të lërë të largohet një “djalë”.

Di Maria
Ai që mund t’i lamtumirë Parisit, dhe pa shumë pengje, është Di Maria. Argjentinasi vazhdon të vuajë. Do të ishte larguar edhe vitin e kaluar, por destiancioni i tij i preferuar, që duket se është Italia, është i paarritshëm me rrogën që ka, pa harruar shumën që kërkon PSG. Nëse do të ishte në dispozicion me kosto zero, atëherë do të ndryshonte gjithçka.

Fabregas
Edhe Cesc Fabregas pritet t’i japë fund aventurës së tij në Londër. Loja e tij nuk i përshtatem shumë ideve të Sarri-t, i cili e ka shumë të vë shtirë t’i gjejë një rol. Për këtë arsye, ai mund të largohet menjëherë, në janar, për të mos e humbur me kosto zero. E ardhmja e tij është dhe mbetet larg Londrës.

Martial
Një tjetër futbollist që ka shumë mundësi të largohet nga Anglia është Martial. Vetëm një lamtumirë e Mourinho-s mund të ndryshojë situatën. Martial nuk ka patur një ndikim pozitiv në Premier, që ndoshta është një kampionat shumë fizik për mënyrën e tij të lojës.

Balotelli
Nuk është vetëm çështje çmimi. Rroga e Balotelli-t është shumë e lartë, por italiani do të ishte një zgjidhje shumë e mirë me kosto zero. Si teknike, ashtu edhe ekonomike. E thënë në mënyrë cinike: nëse Supermario mund të merret me kosto zero, atëherë është një operacion i suksesshëm. Nëse dështon, mund të shitet dhe mund të krijohet një suficit për klubin që zotëron kartonin e tij. Nëse shkëlqen, atëherë i duhen bërë komplimentet atyre që e kanë blerë.

Giroud
Sulmuesi, ka ndodhur edhe në merkaton e fundit, ka qenë shumë afër kthimi në shtëpi, por operacioni ka dështuar në fund. Këtë herë, me kosto zero, gjithçka mund të jetë më e lehtë. Ka akoma shumë ekipe që e duan Giroud në Francë (dhe jo vetëm) dhe fakti që do të paguhej vetëm rroga e tij e bën akoma më tërheqës.

De Gea
Është portier rezervë në këtë ekip, por jo sepse vlen më pak se Areola. Manchester United nuk do ta humbasë gjithsesi, sepse i ka marrë masat. “Djajtë e Kuq” kanë përfshirë në kontratë një klauzolë rinovimi. Natyrisht, palët do të takohen, edhe pse spanjolli nuk duket se ka dëshirë të largohet.

Darmian
Ai që mund të largohet nga “Old Trafford” është Darmina. Eksperienca angleze ka qenë zhgënjyese, por do të ishte një operacion shumë i mirë për klubin që mund ta marrë me kosto zero. Janë të shumta skuadrat e Serisë A që janë gati t’i ofrojnë një rrogë të kënaqshme, nëse do të kursenin për kartonin e tij. Kjo është edhe zgjidhja e preferuar nga lojtari…

Herrera
Mesfushor i Porto-s, një vitrinë e shtrenjtë që nuk parapëlqen të humbasë lojtarë me kosto zero. Herrera pëlqehet, dhe shumë, nga Roma dhe situata mund të zhbllokohet në janar, pikërisht sepse klubi portugez nuk do që të përsëritet një tjetër rast si ai i Marcano-s, edhe ky i transferuar te Roma me kosto zero këtë verë.

Ramsey
Emery ka qenë shumë i qartë. Ramsey duhet të mendojë vetëm për të luajtur. Edhe Giggs ka siguruar se rinovimi i kontratës nuk ndikon te rendimenti i tij. Në fakt, futbollisti uellsian po zhvillon një sezon shumë të mirë, por nuk ka mjaftuar për rikonfirmimin e tij tek Arsenal. Tani është ai që ka nisur të kërkojë për një ekip të ri.

Related posts

E PABESUESHME/ Strakosha është lider te Lazio, u bën premtimin me “detyrim-përcaktim” tifozëve

Isa.Autor

UEFA “tradhton” vendimin për Skënderbeun dhe zyrtarizon Kukësin në vazon e parë të Championsit

Sadik.Autor

Giro d’Italia/ Yates njeriu për t’u mundur, Aru e Froome nuk mund të gabojnë më

Sadik.Autor

Leave a Comment