Futboll Premier League Sport

Mourinho: Ndeshja me Chelsea, si gjithë të tjerat. Nuk do të festoj si i çmendur….

Jose Mourinho është gjendur para pyetjes nëse do të festojë, në rast të fitores në “Stamford Bridge”, në ndeshjen e kësaj fundjave, kundër ish-klubit të tij. Trajneri portugez, tashmë në stolin e Manchester United, që do të jetë mysafir i Chelsea, është përgjigjur:

“Për mua, kjo është një lojë më shumë. A do të festoj si i çmendur, në qoftë se skuadra ime shënon apo fiton në “Stamford Bridge”? Nuk e besoj. Mendoj se do ta kontrolloj veten dhe do ta respektoj stadiumin e tifozët, që ishin në krahun tim për disa vite. Për ta bërë këtë, do të duhet ta humbas plotësisht kontrollin tim emocional, çka nuk është e lehtë. Përveç të qenit në një stadium me tifozë, që unë i njoh, kjo është si si çdo lojë tjetër”.

Disa fjalë ka “Special One” edhe për situatën në radhët e të tijve, në prag të transfertës së të shtunës me blutë e Londrës: “Disa kanë ardhur në gjendje të mirë fizike. Të tjerët janë kthyer me lëndime nga ekipet kombëtare. Ka lojtarë që do të bëjnë një përpjekje për të qenë në dispozicion të ekipit, si Ander Herrera. Ai është trajnuar këto dy ditë, por me situatën që ka, nuk është plotësisht gati për të na ndihmuar”.

Related posts

U TRANSFERUA TEK EVERTON/ Hames Rodrigez urohet nga pornostarja e njohur. Ja çfarë bën (FOTOT)

Delo.autor

“OPERACIONI SHKOI MIRË”/ Pioli për rikthimin e Tomorit: Sikur të ishte në dorën e tij…

Delo.autor

FITORJA NDAJ BARCELONËS NË CHAMPIONS/ Mesfushori Arthur: Ne besuam pavarësisht se ishim të vetëdijshëm për vështirësitë, por…

Delo.autor

Leave a Comment