Futboll La Liga Sport

“TËRBOHET SIMEONE”/ Felipe Luis nuk mjafton, Villareali ndal Atleticon e Madridit

Atletico Madrid nuk arriti të shfrytëzojë hapin fals të Realit të Madridit, për t’u shkëputur dhe për të marrë kreun e renditjes, pasi ngeci në barazim në transfertën ndaj Villarealit.

Skuadra e drejtuar nga Simeone kaloi e para në avantazh me anë të mbrojtësit brazilian Felipe Luis, por vendasit rikthyen baraspeshën me anë të Mario Gaspar, dukë bërë që të dy ekipet të ndajnë nga një pikë.

Më herët, por në barazim 1-1 u nda edhe sfida e luajtur në “Mestalla” mes Valencias dhe Leganesit, ndeshje ku gjithçka u zhvillua në pjesën e dytë. Fillimisht ishin miqtë që kaluan në avantazh, ndërsa më pas skuadra e Marcelinos barazoi me Gaya, por nuk arriti të shënojë më, duke regjistruar një tjetër rezultat negativ.

Related posts

“AUTOMATIKU” REBIÇ/ Kroati shëron varësinë nga Ibrahimoviçi

Delo.autor

ZYRTARE/ Lajm i mirë për volejbollin e femrave të Vllaznisë. Nga sot ka edhe sponsor

Delo.autor

SHPËRNDANË FOTO NGA AKSIDENTI I KOBE BRYANT/ 8 policëve iu ndodh ajo që nuk e prisinin

Delo.autor

Leave a Comment