Futboll Shqipëri Sport

Eros Grezda e nis nga stoli në fitoren e Rangers, ja ARSYEJA pse nuk ishte TITULLAR…

“Eros Grezda është mirë dhe gati për të dielën”. Kjo shprehje e Steven Gerrard, bëri që të gjithë të besonin se futbollisti i kombëtares shqiptare, do të luante si titullar në ndeshjen e radhës në kampionatin skocez të futbollit me Rangers.

Mirëpo nuk ndodhi kështu, Eros Grezda e nisi nga stoli këtë sfidë, që Rangers e fitoi ndaj Hamilton me rezultatin 1-4. Shqiptari u aktivizua në minutën e 81-të në vend të Rossiter, teksa skuadra e Gllasgout ka shënuar dy gola pasi Grezda zbriti në fushë.

Një sukses i merituar dhe i rëndësishëm për bardheblutë, që e panë veten keq kur golit të Kent, në pjesën e parë, ju përgjigj Boyd në të 80′. Ishin dy penallti të kapitenit Tavernier që i dhanë garancinë e tri pikëve. Në fund, pokeri u plotësua nga Morelos, në të 94′.

Interesant fakti se minutazhi i vogël për Grezdën në këtë ndeshje kampionati, lidhej me terrenin, pra “Hope CBD Stadium”, Hemilton.

Mësohet se, Grezda i ka kërkuar trajnerit Gerrard që të luajë vetëm në fund, pasi bëhej fjalë për bar sintentik dhe Grezda do ta vuante ose rrezikonte një tjetër dëmtim. Me këtë fitore, Rangers ngjitet në kuotën e 17 pikëve, në vend të 5-të në renditje.

Related posts

“KA QENË NJË SEZON I GJATË”/ Presidenti i Atleticos: Ka qenë titulli më i bukur. Qershia mbi tortë ishte…

Delo.autor

“GJITHMONË E MË LARG…”/ Hysaj drejt Spanjës, tratativën e zgjidh një… interist

F.autor

ZBULON NJË HISTORI TË PADËGJUAR MË PARË/ Tregon ish-presidenti i Barcelonës: Interi ofroi 250 milionë euro për…

Delo.autor

Leave a Comment