Futboll Seria A Sport

“LUFTA” MES RIVALËVE/ Shaqiri po kthehet në një telash serioz për Salah

Mohamed Salah nuk është më ai i sezonit të kaluar, pasi deri tani me Liverpoolin nuk ka treguar atë shkëlqimin që prisnin të gjithë.

Në ndeshjen kundër Hudersfilldit, ai shënoi një gol, por vlerësimet e tifozëve i ka marrë sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Ky i fundit i dha asistin perfekt Salahut, madje bëri një ndeshje të shkëlqyer.

Shaqiri ishte ndër më të mirët në skuadrën e kuqe të Jurgen Klop dhe u votua nga tifozët si lojtari më i mirë, së bashku me mbrojtësin gjigant, Virxhil Van Dajk (Nota 8/10).

Me paraqitjen kundër Hadërsfilld, Shaqiri ka bërë me dhimbje koke Salahun, pasi ata luajnë në të njëjtin pozicion dhe paraqitjet e tij të mira janë kërcënim serioz.

Përveç treshes titullare, Salah-Firminjo-Mane, edhe Shaqiri e Starrixh duan minutat e tyre, pasi kanë shënuar dhe asistuar shpeshherë për të kuqtë e “Merseyside” këtë sezon.

Related posts

BUNDESLIGA/ Dortmund zhbllokohet me Sanchon, gol në ndeshjen e tij të 100 (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Barcelona-Granada në “Camp Nou”. Rezultati 1-1

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Mbyllet pjesa e parë në Kamzë, Dzaria “MËSHIRON” korçarët (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment