Futboll Premier League Sport

Në krizë te Man United dhe i kërkuar nga REALI, Mourinho zbulon të ardhmen

Trajneri aktual i Real Madrid, Julen Lopetegui është nën presion, për shkak të serisë së rezultateve negative, që kanë qenë përcaktues në renditjen e “Los Blancos” në vendin e shtatë të klasifikimit të La Liga. Sipas mediave spanjolle, Mourinho është tashmë favoriti për zëvendësimin e Lopetegui që konsiderohet shumë pranë shkarkimit. Kontrata aktuale e Mourinho me Manchester United skadon në vitin 2020, me klubin që ka opsionin për ta shtyrë edhe për një tjetër vit, por Portugezi ndodhet gjithashtu nën presion, për shkak se renditet në vendin e 10 të klasifikimit të Premier League, pas nëntë ndeshjesh.

Por pavarësisht rezultateve negative, renditjes në klasifikim dhe problemeve të vazhdueshme në dhomat e zhveshjes, veçanërisht ato me Pogba, Mourinho duket i qetë në pozitat e tij dhe i qartë mbi objektivat afatgjata: “E ardhmja ime është këtu. Unë kam një kontratë dhe deri në ditët e fundit të kontratës time unë mendoj vetëm për Manchester United. Do të dëshiroja gjithashtu që të qëndroja edhe pas përfundimit të kontratës”.

Related posts

Man United lë ZIDANE në pritje: Mos firmos me asnjë klub tjetër, pasi je pasuesi i “Special One”

Isa.Autor

CONTE DREJT LARGIMIT NGA INTER/ Pasuesi i tij mund të vijë me një “dhuratë” për “Zikaltërit”

Delo.autor

E BUJSHME/ Nëse Messi largohet nga Barcelona, ky ekip e mbulon me ar!

Delo.autor

Leave a Comment