Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Hamilton zbulon sekretin: Ky është çelësi i sukseseve të mia

Lewis Hamilton zhvilloi një tjetër garë të shkëlqyer në Barcelonë fundjavën e kaluar, ku korri fitoren e radhës në botërorin 2020 të Formula 1. Ai e nisi garën nga “pole position” dhe nuk e dorëzoi kreun në asnjë moment, duke kryesuar i shkëputur edhe edhe renditjen e përgjithshme.

“Ishte një fundjavë e përkryer dhe falënderoj skuadrën për makinën që më ka vënë në dispozicion. Ishte një garë ku nuk bëmë asnjë gabim dhe fitorja ishte e merituar”, tha piloti britanik i Mercedes.

Duke folur pikërisht për këtë paraqitje të mirë në vitet e fundit, Hamilton tha: “Çelësi i sukseseve të mia është se në garë përpiqem të mos bëj asnjë gabim, ose të bëj sa më pak gabime. Për këtë arsye përgatitem shumë psikologjikisht, që të mos shpërqendrohem, sidomos në startin e garës, ku dhe mundësia për të gabuar është më e madhe”.

Related posts

“JAM SHUMË KRENAR PËR DJEMTË E MI”/ Klopp: Nuk do të dorëzohemi deri në momentin e fundit

Delo.autor

POLEMIKAT PËR LARGIMIN E “PLESHTIT”/ Barcelona e ka ndarë mendjen për Messin, ja vendimi për të ardhmen

Delo.autor

Rastësitë e lidhura me Izraelin: Rusia fiton Botërorin

Sadik.Autor

Leave a Comment