Futboll Sport

ARSENALI I PAMPOSHTUR/ Fiton në transfertë ndaj Sportingut

Arsenali ka fituar në transfertë me rezultatin 1-0 përballë Sportingut të Lisbonës në duelin e javës së tretë për fazën e grupeve në Europa League.

Me këtë fitore Arsenali arrin në kuotën e 11 fitoreve radhazi në të gjitha garat.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Welbeck

Pjesa e parë përfundoi pa gola, Arsenali pati disa mundësi për të shënuar me Aubameyang, por portieri vendas ishte në nivel të lartë dhe bëri pritje fenomenale.

Edhe në pjesën e dytë Arsenali sulmoi vazhdimisht por arriti që të kalojë në avantazh vetëm në minutën e 78’ me anë të Dany Welbeck që shënoi një gol të bukur.

Pas kësaj fitore, Arsenali ngjitet në vendin e parë me 9 pikë të plota, ndjekur nga Sportingu në kuotën e 6 pikëve.

Related posts

SPAL-INTER/ Pas një pasimi të bukur nga Sanchez, Candreva shënon për “Zikaltrit” (VIDEO)

Delo.autor

DUAN TË SURPRIZOJNË/ Trajneri i Kosovës publikon listën për LIGËN E KOMBEVE (FOTO)

Isa.Autor

“ARKITEKTI” I SUKSESIT TË AJAXIT NË CHAMPIONS/ Trajneri Ten Hag: Kur bën paraqitje të mira, është…

Delo.autor

Leave a Comment