Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Betis leksione Milanit, fiton Leipzig e Arsenal

Milani futet në krizë. Pasi humbi derbin e Milanos ndaj Interit, kuqezinjtë e Gennaro Gattuzos janë mposhtur edhe në takimin e Europa League. 7 herë kampionët në Europës janë mundur 2-1 nga Real Betis, duke vijuar momentin “Jo”.

Pavarësisht dëshirës për të gjetur të parët avantazhin, kuqezinjtë kaluan në disavantazh pas gjysëm ore lojë, pasi Sanabria lëvizi bukur në zonë dhe me fat mposhti Reina. Me fillimin e pjesës së dytë, Lo Celso realizoi një perlë nga jashtë zone, duke hipotekuar fitoren. Goli i Cutrone 7 minuta nga fundi mjaftoi vetëm për statistikë.

Pas kësaj fitoreje, grupi F kryesohet nga spanjollet me 7 pikë, i ndjekur nga Milan me 6. Vendi i tretë për Olympiakos, i cili nga ana e saj mposhti 0-2 Dudelange dhe u ngjit në kuotën e 4 pikëve.

Related posts

E ARDHMJA E CALHANOGLU/ Mesfushori turk ndan mendjen

F.autor

EURO 2020/ Shikoni si Bare i jep fund karrierës së yllit të Francës (VIDEO)

Delo.autor

THEKSON DËSHIRAT E BARCELONËS/ Valverde: Duam një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur

Delo.autor

Leave a Comment