Futboll Premier League

Fellaini jep konfirmimin: Kam refuzuar rinovimin me United

Marouane Fellaini ka konfirmuar se e ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Manchester United, por thotë se pret ofertë të re nga “Djajtë e kuq”.

Përfaqësuesi belg do të mbetet pa kontratë në “Old Trafford” në fund të këtij sezoni, me trajnerin Jose Mourinho që në të kaluarën ka shprehur shqetësimin se 30-vjeçari do të largohet si transfer i lirë, transmeton Express.

Fellaini, i cili ka bërë 150 paraqitje për United që prej se erdhi nga Evertoni për 30 milionë euro në vitin 2013, insiston se Mourinho nuk ka problem me vendimin e tij për ta refuzuar ofertën e re.

Megjithatë, ai nuk ka hedhur poshtë mundësinë për ta zgjatur kontratën me skuadrën e tij, por nuk do të ngutet për ta marrë vendimin për ta ardhmen.

“Sikur Manchester United të mos me dëshironte më, do ta ma kishte thënë kohë më parë. Më kanë bërë ofertë dhe mbase do të ma bëjnë edhe një tjetër. Nuk e di nëse do ta pranoj apo jo”, ka thënë Fellaini.

Related posts

Sulmuesit në qendër të kritikave, një gol vlen 5 milionë euro. Milani nuk i pret më

Q.Autor

Salah do të largohet nga Liverpool në rast se nuk fiton Champions

Sadik.Autor

ZBULOHET ÇMIMI/ Al-Khelaifi i thotë “PO” Barcelonës, Neymar shitet për kaq miliona

F.autor

Leave a Comment