Futboll La Liga Sport

TMERROHET MESSI/ Djali i tij në “Camp Nou” pikturon logon e RIVALIT MË TË URRYER (VIDEO)

Ishte një panoramë shumë e bukur teksa shihje, Lionel Messin duke parë një ndeshje të Barcelonës krah djalit të tij, Thiago. Në rastet e tjera, rolet do të ishin të ndryshme; 31- vjeçari në fushë dhe Thiago duke bërë tifo për babanë e tij, por lëndimi në krah, e la jashtë fushës së blertë yllin argjentinas dhe të shihte ndeshjen me Inter si një tifoz.

Mirëpo, duket se Thiago nuk ka qenë shumë i vëmendshëm tek loja e shokëve të babait. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, 5-vjeçari shfaqet duke i treguar babait të tij një vizatim të bërë. Dhe e dini se çfarë ka pikturuar? Logon e Juventusit…

Fakti që e ka babanë, futbollist me Barcelonën, nuk do të thotë domosdoshmërisht që duhet të pëlqejë këtë ekip…ndoshta ai do Juventusin e Ronaldos dhe Messin mesa duket nuk e shqetëson aspak kjo gjë. Fundja edhe djali i Ronaldos është fans i argjentinasit…

Related posts

DHUNA NË SUPERIORE/ Shoqërohet nga policia Presidenti i Kamzës

Delo.autor

Kukësi me “përforcime”, rikthehet qendërmbrojtësi durrsak në radhët e verilindorëve

Isa.Autor

LIVE/ Kosovë-Azerbajxhan: Kosova hipotekon fitoren, është Zeneli sërish (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment