Shqipëri

Kampionat nuk ka, por miqësore… plot

Në Shqipëri, por edhe jashtë. Klubet e Superiores, të së Parës dhe së Dytës, sot zbresin në fushë për të zhvilluar miqësoret e radhës. Janë të paktën tetë ndeshje të konfirmuara, por mund të zhvillohet edhe ndonjë tjetër, duke parë mënyrën se si sigurohen ato në klubet tona.

Në Antalia Luftëtari dhe Kamza luajnë respektivisht kundër FC Nasaf dhe Juventus Bucurest. Lushnja e Hysen Dedjes vijon “traditën” e miqësoreve me ekipet e së Parës dhe luan kundër bluve të Dinamos.

Shumica e ndeshjeve miqësoreve zhvillohen mes klubeve të Kategorisë së Parë. Interesante është ndeshja mes Besës dhe Bylisit, apo ajo Egnatia-Apolonia. Erzenika zgjedhur Vorën si rival, kurse Tomori Albpetrolin. Tjetër përballje është ajo mes Ilirisë dhe Korabit. /EDS/

Luftëtari – FC Nasaf
Kamza – Juventus Bucurest
Lushnja – Dinamo
Egnatia – Apolonia
Besa – Bylisi
Erzeni – Vora
Iliria – Korabi
Tomori – Albpetrol

Related posts

STATISTIKAT FANTASTIKE/ Penallti e fituar dhe asist spektakolar, Rroca zgjidhet sërish njeriu i ndeshjes në Turqi

Delo.autor

Kategoria e Dytë/ Grupi A: Gramshi “shkatërron” Vllazninë, Tërbuni fiton në tavolinë me Tiranën

Isa.Autor

Ankthi për Jashanicën, do të mungojë një muaj

Q.Autor

Leave a Comment