Të tjera

UFC, Nurmagomedov-Ferguson për titullin që do i hiqet McGregor

Agjensia Ruse e Lajmeve bën me dije se brenda kësaj fundjave do të zyrtarizohet dueli për titullin kampion bote në peshë e lehtë në artet marciale mikse mes sportistit rus Khabib Nurmagomedov dhe atij amerikan Tony Ferguson. Ky titull aktualisht mbahet nga irlandezi Conor McGregor, por pritet t’i hiqet nga UFC-ja brenda pak ditësh, pasi McGregor ka deklaruar se nuk do të rikthehet në kafaz para shtatorit. Një periudhë e gjatë pa e mbrojtur titullin (gati 2 vjet), ndaj dhe UFC kërkon të shpallë një kampion të ri.

Nurmagomedov dhe Ferguson duhej te ishin perballur ne UFC-209, por sfida u anullua

Dana White po planifikon një duel të madh mes Nurmagomedov dhe Ferguson, që do të jetë për titullin kampion bote të peshës së lehtë, titull që do të dalë vakant pasi t’i hiqet irlandezit. Gjasat janë që përballja mes rusit dhe amerikanit të zhvillohet më 7 prill, në Brooklyn, në eventin e UFC-223. Mediat ruse shtojnë gjithashtu se Khabib është nisur sot drejt Bostonit, ku do të ndjekë nga afër duelin e UFC-220 që zhvillohet të shtunën, por dhe ku mund të zyrtarizohet dueli mes tij dhe Ferguson më 7 prill.

Related posts

Elez Gjoza flet pas dorëheqjes: Gjykova anën morale, Romela Begaj është…

Q.Autor

MOTO GP/ Piloti Quartararo nuk ndalet as në Katalunja, “pole position” i pestë radhazi

Delo.autor

ËSHTË BËRË VIRALE/ Shikoni macen që “rrëzon” pilotin nga ekrani i televizorit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment