Futboll Seria A Sport

Ancelotti “kërcënon” Juventusin: “Është koha të kthejmë titullin, jam më i miri në Itali”

Carlo Ancelotti nuk ka ndër mend të ndalë së çudituri. As së ëndërruari. Championsi, kampionati dhe ky Napoli që përgatitet për sfidën me Romën, tjetër hap për të kuptuar se sa i madh është. Në një forum të organizuar, trajneri i Napolit i shpëton një premtim, disa batuta dhe të tjera. “Jam i lumtur kur skuadra luan mirë. Normalisht është moment të rikthejmë titullin kampion në jug. Do të isha shumë i lumtur”, ishte deklarata që shkundi të gjithë Napolin dhe napoletanët që ëndërrojnë prej vitesh trofeun e munguar. “Këta djem ishin të tmerruar nga forca e kundërshtarëve. Tashmë arrijmë t’i administrojmë më mirë këto situate. Por duhet të rritemi akoma dhe do të rritemi kur të fitojmë më shumë vetëbesim”, vijoi Ancelotti.

“De Laurentiis? Një person i drejtpërdrejtë dhe i ndershëm. Është një personazh vullkanik dhe shumë gjeneroz, me të cilit punohet mirë. Por në lojën me letra unë jam më i mirë… Të them të drejtën nuk e prisja telefonatën e Napolit, sepse mendoja që bashkëpunimi i klubit me Sarrin do të vijonte. Prandaj u shtanga disi kur u kontaktova, por kuptova menjëherë se do të ishte aventura e duhur për mua, sepse e dija që këtu do të gjeja një projekt të vlefshëm dhe një skuadër me cilësi të mira dhe lojtarë. Gjithashtu edhe entuziazmin e qytetit. Me De Laurentiis nuk flitet vetëm për futboll, madje është argumenti që më pak diskuton me mua. Është gjithmonë shumë i informuar mbi gjithçka dhe është kënaqësi të kaloj një mbrëmje me atë dhe familjen e tij. Por në lojën me letra i bëj të kuptoj se është ai më i miri, por unë jam më i miri në të gjtihë Italinë”, u shpreh trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti.

Related posts

Eduart Prodani: Histori e kotë, dënimi Skënderbeut nuk është goditje për futbollin shqiptar

Sadik.Autor

Guardiolës nuk i besohet: Uau, çfarë lojtari kemi marrë! Dhe ata thonin…

Q.Autor

“MË KA HABITUR ELEZI ME FORMËN E TIJ”/ Ilir Daja: Do plotësojmë mangësitë në…

Delo.autor

Leave a Comment