Futboll Sport

MADHËSHTORE/ Mundësja SHQIPTARE fiton medaljen e artë në Abu Dhabi

Xhudistja, Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Abu Dhabi. Ka ardhur medalja e parë e artë për Kosovën në Grand Slamin, i cili po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Është xhudistja pejane, Nora Gjakova, e cila ka triumfuar në finale dhe ka fituar medaljen e artë. Fitorja e Nora Gjakovës erdhi me një ippon maestral, për më pak se një minutë ndaj ruses Anastasia Konkina.

Kampionia e Evropës, Nora Gjakova, triumfoi në kategorinë deri në 57 kilogramë. Kjo fitore shkon edhe në të mirë të ranglistës së Kosovës, pasi ajo ka fituar edhe 1 mijë pikë Olimpike.

Ndryshe, më herët medalje të argjendtë në këtë Grand Slam të Abu Dhabit fituan edhe Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Është zyrtare, UEFA merr vendimin për kampionatin Europian!

Delo.autor

XHAKA shënon dhe ndëshkon Arsenalin, Barkley bën të harrohet Hazard te Chelsea

Isa.Autor

“REFLEKTUAM PAS KUPËS, ISHTE FITORE E RËNDËSISHME”/ Bregu: Goli? Korça duket se më sjell fat dhe arrij të shënoj sepse…

Delo.autor

Leave a Comment